Ministri Hoxhaj merr pjesë në konferencën “Miqtë e popullit sirian” në Paris

Paris, 5 korrik 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot në Paris, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Francë, ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në konferencën “Miqtë e popullit sirian”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë mbi 100 delegacione të shteteve të botës, në mesin e të cilëve do të jetë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga ministri Hoxhaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i “pranverës arabe” ka mbështetur tranzicionin demokratik dhe largimin e regjimeve autoritare si dhe aspiratat e popujve për dinjitet njerëzor, të drejta të njeriut dhe për demokraci në të gjitha vendet: Tunizi, Egjipt, Libi dhe Siri.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, menjëherë pas tranzicionit demokratik ka vizituar Egjiptin si dhe në Prishtinë ka pranuar përfaqësues të opozitës së Sirisë, duke ofruar mbështetje publike për kauzën e tyre.

Konferenca “Miqtë e popullit sirian”, do të zgjasë dy ditë, ndërsa ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Paris, do të takojë shumë liderë botërorë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë