Sot hyn në fuqi Marrëveshja mbi Statusin e Forcave (SOFA) me Qeverinë e Kosovës
Marrëveshja mbi statusin e forcave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës na mundëson thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit dypalësh për promovimin e sigurisë së popullit të Kosovës dhe për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Kjo marrëveshje dypalëshe mbi statusin e forcave, e nënshkruar më 18 shkurt 2012, përkufizon statusin ligjor të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe shtetasve të SHBA-ve që punojnë në Kosovë në programet në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. Marrëveshja do të lehtësojë një varg të veprimtarive të përbashkëta, siç është përfshirja e Gardës Kombëtare të Iowa-s në Programin i partneritetit shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të vazhdojnë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë afatgjatë dhe të qëndrueshëm për siguri. SOFA demonstron fuqinë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Asistentin Informativ në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Arbnor Haxhibeqirin në 044 509 616, kurse në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ju lutemi kontaktoni zëdhënësin Artan Behramin në 049 536 888.





Stay Connected with MFA