Ministri Hoxhaj dënon rrëzimin e aeroplanit turk nga regjimi i Assad-it

Prishtinë, 26 qershor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, përmes së cilës ka dënuar ashpër sulmin e forcave siriane ndaj aeroplanëve turk.
Shkarko me rezolucion më të madh

“Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike të botës dhe Këshillit të NATO-së në kundërshtimin dhe dënimin e këtij sulmi, i cili është i papranueshëm për popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut. Republika e Kosovës mbështet aspiratat e popullit sirian për liri, dinjitet njerëzor dhe të drejta politike”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë