Ministri Hoxhaj u takua me presidentin, kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë

Shkup, 25 qershor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, pasdite është takuar me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve të të dyja vendeve.

Hoxhaj po ashtu foli për perspektivat eurointegruese të Kosovës dhe për nevojën e koordinimit ndërmjet vendeve të rajonit për avancim sa më të suksesshëm në këto procese.

Ministri Hoxhaj foli edhe për bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet dy shteteve, duke përmendur edhe projektet e ardhshme konkrete bashkëpunuese në aspektet politike, ekonomike dhe në lehtësimin e mëtutjeshëm të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.

“Bashkëpunimi në nivel qëndror është i shkëlqyeshëm dhe një bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe në nivel lokal, ndërmjet komunave që do të reflektojë edhe me realizimin e projekteve të përbashkëta”, theksoi ministri Hoxhaj.

Presidenti George Ivanov, kryeministri Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi kanë vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur mbështetje për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë