Përfundon konferenca e Institutit "Aspen" në Kosovë

Prishtinë, 21 qershor 2012 - Përfundoi konferenca dyditore e Institutit prestigjioz "Aspen", e financuar nga qeveritë gjermane dhe amerikane dhe në bashkëorganizim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Konferenca e titulluar “Arkitektura e Ardhshme e Sigurisë në Evropën Juglindore: kornizimi i çështjeve” është evenimenti i parë që është organizuar nga "thinktanku" i njohur amerikan.

Pjesëmarrësve të konferencës iu kanë drejtuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ndërsa  mbi 30 mysafirë të ndryshëm nga SHBA-të, Rusia, Gjermania, Ukraina, Turqia, Serbia, Kroacia, etj, kanë diskutuar në panelet e ndryshme mbi identitetin etnik si faktorë të mundshëm të çështjeve të sigurisë, rreziqet jo-tradicionale të sigurisë, kornizat e mundshme të bashkëpunimit rajonal, etj.

Mysafirë të konferencës ishin drejtori i FBI-së për Ballkan, drejtori për Ballkan dhe Kaukaz në Kancelarinë Gjermane, zëvendësi i Asistentit të Departamentit të Shtetit, ish-drejtori i EUROPOL, deputetë gjermanë, profesorë akademikë nga universiteti Harvard, London School of Economics, drejtorët për çështje rajonale të Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe drejtorë të OJQ-ve kryesore nga Kosova.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë