Me ftesë të ministrit Mladenov, zëvendësministri Selimi po merr pjesë në Forumin e Sofjes

Sofje, 8 qershor 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Petrit Selimi po qëndron në një vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë. Zëvendësministri Selimi ka marrë ftesë personale nga ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, për të marrë pjesë në Forumin e Sofjes.
Shkarko me rezolucion më të madh

Zëvendësministri Selimi është ftuar si panelist i sesionit të ditës së parë të Forumit, kur do të diskutohen eksperiencat e demokratizimit dhe rreziqet e politikave etnike. Panelistë të tjerë gjatë ditës së parë të Forumit të Sofjes janë ministrat e jashtëm: Carl Bildt i Suedisë, Vesna Pusic e Kroacisë, Nikolaj Mladenov i Bullgarisë, kryeministri i Bullgarsë - Borisov si dhe zëvendëskryeministrja e Maqedonisë - Teuta Arifi.

Gjatë ditës së dytë të Forumit të Sofjes panelistë do të jenë zëvendëskryeministri i Sllovakisë Miroslav Lajcak, diplomati i lartë i Departamentit të Shtetit Phil Reeker si dhe ish ministri i jashtëm italian, Franco Frattini.

Pos agjendës zyrtare të konferencës, zëvendësministri Selimi është takuar edhe me homologun bullgar, Ivan Naydenov, me të cilin janë diskutuar temat e rëndësisë bilaterale si: nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale, shkëmbimi ekonomik dhe çështjet e agjendës së bashkëpunimit rajonal.

Gjatë konferencës, zëvendësministri Selimi ka dhënë disa intervista për mediet lokale dhe globale.

Përndryshe, kjo konference vjetore e MPJ së Bullgarisë sivjet është shndërruar në takim global që ka mbledhur diplomatë nga BE, Ballkani dhe Lindja e Mesme dhe që synon të definojë rolin e Ballkanit në agjendën evropiane si model për "pranverën arabe". Në konferencë po marrin pjesë mbi 100 mysafirë, ekspertë dhe diplomatë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë