Kryeministri Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në Japoni takoi kryetarin e Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme

Prishtinë, 6 qershor 2012 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar sot vizitën zyrtare në Japoni.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në ditën e parë të vizitës, kryeministri Thaçi u takua me Hiroyuki Ishige, kryetar i Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme, (Japan External Trade Organization).

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dy shteteve dhe mundësitë e investimeve që ofron Republika e Kosovës për investitorët e huaj.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi e njoftoi z. Ishige për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në krijimin e ambientit të favorshëm për nxitjen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë, si dhe u bëri thirrje bizneseve japoneze që të investojnë në Kosovë.

Nga ana e tij, z. Ishige shprehu gatishmërinë e tij dhe të organizatës që ai drejton për të punuar ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të informuar bizneset japoneze për mundësitë që i ofron Kosova.

Gjatë qëndrimit në Japoni, kryeministri Thaçi do të takohet edhe  me lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito. Po ashtu, do të ketë takim me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, si dhe ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë