Zëvendësministri Selimi merr pjesë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme

Berlin, 1 qershor 2012 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë të shkurtër në Berlin, i ftuar nga Këshilli Evropian për Punë të Jashtme.
Shkarko me rezolucion më të madh

Këshilli është një organizatë pan-evropiane që mbledh ekspertë, diplomatë, anëtarë parlamentesh nacionale, liderë shtetesh evropiane ndërsa takimi i sivjetmë tradicional ka mbledhur në Berlin disa nga fytyrat më të njohura të diplomacisë euroatlantike, përfshirë kryetarin e Këshillit të BE-së, Herman Van Rumpuy, Javier Solana, George Soros, Albert Rohan, David Milliband, Ema Bonino, Stefano Sanino, Joschka Fischer, etj.

Zëvendësministri Selimi është diplomati i vetëm nga Ballkani i ftuar si mysafir special në Këshill.

Mbledhja vjetore e Këshillit Evropian këtë vit është fokusuar në debatet rreth çështjeve kryesore që preokupojnë diplomacinë evropiane sot, përfshirë krizën në Siri dhe Iran, çështjet e zgjerimit të Ballkanit, krizën e Euros etj.

Zëvendësministri Selimi ka prezantuar çështjet kryesore që preokupojnë politikën e jashtme të Kosovës dhe situatën e përgjithshme në Ballkan.

Gjatë sesionit të sivjetmë të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme është raportuar edhe bashkëpunimi ndërmjet kësaj organizate dhe MPJ-së së Kosovës, duke konsideruar edhe marrëveshjen afatgjate që do t’ua mundëson diplomatëve të rinj kosovarë të trajnohen në zyrat e Këshillit në Londër, Berlin, Varshavë apo Paris si dhe bashkëpunimin në organizimin e konferencës “Gërmia Hill 2”, që sivjet pritet të mbledhë fytyrat kryesore të diplomacisë euro-atlantikë në Kosovë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë