Ministri Hoxhaj përshëndet vendimin e Malit të Zi për hapjen e ambasadës në Prishtinë

Prishtinë, 31 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram falënderimi ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Rocen.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun malazez për vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të hapur ambasadën në Prishtinë.

“Ne e mirëpresim hapjen e ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë. Republika e Kosovës tashmë ka filluar procedurat për hapjen e ambasadës në Podgoricë. Hapja e këtyre ambasadave hap një kapitull të ri në marrëdhëniet tona bilaterale. Këto marrëdhënie të shkëlqyeshme janë garantues i përhershëm i stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan si dhe  i integrimeve euroatlantike të dy shteteve”, thuhet në këtë telegram.

Ministri Hoxhaj vlerëson se hapja e misioneve dhe shkëmbimi i ambasadorëve ndërmjet Kosovës me pothuajse të gjitha vendet fqinje, konfirmon marrëdhëniet shumë të mira të shtetit tonë me vendet fqinje dhe rolin e fuqishëm stabilizues në rajon të Republikës së Kosovës.

Derisa në vendimin e Qeverisë së Malit të Zi thuhet  se hapja e ambasadës në Prishtinë i kontribuon vazhdimit të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një nga kriteret më të rëndësishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë