Qeveria e Kosovës ofron ndihmë financiare pas tërmetit në Itali

Prishtinë, 30 maj 2012 – Me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të ndajë njëzetë mijë euro për ndihmë, me rastin e tërmetit në Republikën e Italisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Vendimi është marrë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mbajtur të mërkurën, nën udhëheqjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Gjatë mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka propozuar ndarjen e shumës prej 20 mijë euro për të ndihmuar Qeverinë dhe qytetarët e Italisë, pas tërmetit që ka ndodhur në veri të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur 17 njerëz.
 
Duke theksuar faktin se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë, Hoxhaj bëri të ditur se në emër të Qeverisë i ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta ministrit të Jashtëm të Italisë, Guilio Terzi.
 
Ministri Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar se do të ishte mirë nëse Qeveria e Kosovës do të ofronte një mbështetje prej 20 mijë eurosh, për të ndihmuar në tejkalimin e situatës në shtetin mik.
 
“MPJ-ja i ka mjetet në dispozicion dhe do të ishte një vendim simbolik i simpatisë dhe mbështetjes sonë”, ka thënë ministri Hoxhaj.
 
Propozimi i ministrit Hoxhaj është miratuar nga kabineti qeveritar.
 
Një ditë më parë, pak orë pas tërmetit të rëndë që ka goditur pjesën veriore të Republikës së Italisë,  ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut italian, Giulio Terzi.
 
Në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe për të lënduarit e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Italinë.
 
Tërmeti me intensitet prej 5.8 shkallë të Rihterit goditi Italinë të martën rreth orës nëntë të mëngjesit, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit të Bolonjës.
 
Mediet ndërkombëtare raportojnë së ky tërmet deri më tani ka shkaktuar së paku 17 viktima.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë