Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi u takua me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa
Në takim, siç njofton MM e Maqedonisë, është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, dhe njëkohësisht është shprehur gatishmëria e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Armatës së saj për mbështetjen në përforcimin e institucioneve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, nëpërmjet transferimit të përvojave në reformat e mbrojtjes.
Është vërejtur gatishmëria e Maqedonisë që të japë mbështetje për 2 deri 4 kadetë në Akademinë Ushtarake në Shkup në vitin e ardhshëm shkollor për kandidatë nga Kosova, si dhe stërvitje ushtarake të cilat do të zhvilloheshin në Krivollak nga ana e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Madje, është përmendur edhe mundësia për transferimin e përvojave lidhur me aplikimin më të ri softuerik për planifikim buxhetor dhe logjistik.
Në takim është diskutuar për mundësitë e përforcimit të ardhshëm të bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe për thellimin e mëtejshëm të relacioneve të vendosura bilaterale në pjesën e mbrojtjes, si dhe qëndrimi afirmativ i Maqedonisë drejt inkuadrimit të Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe bashkëpunimi në proceset integruese euroatlantike.






Stay Connected with MFA