Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi pas zjarrit me pasoja të tmerrshme që ka ndodhur në Katar
Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e këtij zjarri të tmerrshëm, me pasoja tragjike.
Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve, thuhet në telegram.
Një zjarr i cili ka shpërthyer në një qendër tregtare të hënën në Doha të Katarit, ka lënë të vdekur 19 persona, prej të cilëve 13 fëmijë.
Mediet ndërkombëtare njoftojnë se viktimat janë shtatë vajza, gjashtë djem, katër mësues dhe dy kujdestarë të qendrës. Po ashtu, sipas medieve, katër nga viktimat janë spanjollë, tre nga Zelanda e Re, dy nga Afrika e Jugut dhe një nga Franca. Nacionaliteti i viktimave të tjera ende nuk dihet.



Stay Connected with MFA