Hoxhaj: Shqiptaro-amerikanët mbështetës të fuqishëm të shtetndërtimit

Prishtinë, 24 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet kësaj shoqate dhe MPJ-së, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve të shenjta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar shqiptarët në Amerikë për kontributin e tyre të paharrueshëm dikur për lirinë, për pavarësinë, ndërsa sot për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

“Shqiptarët në Amerikë ishin ambasadorët e parë të Kosovës që denoncuan dhunën mbi popullin shqiptar në Kosovë, që ndihmuan luftën çlirimtare, që ndihmuan shpalljen e pavarësinë, derisa sot janë mbështetës të fuqishëm të shtetndërtimit”, tha ministri Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës edhe më tutje do të mbështesë Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj, ka falënderuar ministrin Hoxhaj dhe është zotuar se do të vazhdojnë të jenë një zë i fuqishëm i Kosovës në të gjitha institucionet e shtetit amerikan.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë