Nënshkrimi i marrëveshjes për parandalimin e Armëve të Shkatërrimit në Masë, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës
Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rrit vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit bilateral në promovimin e sigurisë dhe mbrojtjes së popullit Kosovar, dhe do të ndihmoj në avancimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të kufijve Kosovar dhe zyrtarëve të rendit për tu ballafaquar me incidente potenciale që përfshijnë trafikimin e ndaluar të WMD (Armëve të Shkatërrimit në Masë) dhe materiale të ngjashme.
Marrëveshja do ti hap Kosovës derën për të marrë pjesë në programet Amerikane të dizajnuara për të ndihmuar Kosovën në përforcimin e aftësive të tyre për të kontrolluar kufijt e vet dhe ndaluar trafikimin ilegal të Armëve të Shkatërrimit në Masë si dhe të materialeve që përdoren për ndërtimin e tyre. Kjo zotësi e ngritur, do ta shpërblej Kosovën ashtu që kjo e fundit ti arrij standardet ndërkombëtare, sikurse është Rezoluta 1540 e Këshillit të Sigurimit, dhe do të kontribuoj edhe më tepër në parandalimin e shpërndarjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, presim që edhe më tepër të ngrejmë bashkëpunimin e suksesshëm të mos-përhapjes, bashkëpunim ky, i cili ekziston mes dy shteteve tona që më parë, ku Shtetet e Bashkuara pajisin me një spektër të gjërë trajnimesh dhe seanca edukative institucionet e Kosovës.
Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit Fulbright midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Christopher Dell, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me programin akademik të shkëmbimit Fulbright, në zyrat e ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, Kosovë.
Ky memorandum mbështetet në vazhdimin e programit i cili ndër vite shënoi shkëmbim të sukseshëm të dhjetëra bursistëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosovës. I njëjti, përfshin participimin e Kosovës në financimin e shkëmbimit dhe i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës të kontribuoj me nga 100.000 Dollarë në vit, në tri vitet e ardhshme. E mirëpresim këtë iniciativë e cila ka për qëllim të ngrejë numrin e bursave.
Kandidatët përzgjidhen bazuar në potencialin e tyre për të udhëhequr dhe participuar në programin Fulbright për të shkëmbyer ide, për të vrojtuar institucionet politike, kulturore dhe ekonomike të njëri tjetrit, dhe të nisin projektin e përbashkët të rëndësishëm për mirëqenien e gjithëmbarshme të qytetarit, kudo në botë.
Programi Fulbright është program kyç ndërkombëtarë i shkëmbimit edukativ, që sponsorizohet nga Qeveria Amerikane dhe ka për qëllim të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë në mes të popullit Amerikan dhe popujve tjerë.
Programi është themeluar në vitin 1946 nga legjislacioni i paraqitur nga Senatori i ndjerë J. William Fulbright i Arkansas-it kurse u sponsorizua nga Byroja Shtetërore e Edukimit dhe Kulturës, pran Departamenti i Shtetit.


.jpg)

Stay Connected with MFA