Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi homologut Haxhinasto pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur në afërsi të Himarës

Prishtinë, 21 maj 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ngushëllimi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka shprehur tronditjen e thellë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Himarë, ku kanë gjetur vdekjen një numër i të rinjve dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Shkarko me rezolucion më të madh

“Në këto qaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 50 studentë në bord ka rënë në humnerë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë