Hoxhaj kërkon nga Gjermania vazhdimin e përkrahjes së fuqishme për proceset integruese të Kosovës

Prishtinë, 18 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim z. Gernot Erler, nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë më të madhe opozitare në Gjermani, Partisë Social Demokrate (SPD).
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Pas takimit, ministri Hoxhaj ka thënë se Erler është një mik dhe mbështetës shumë i madh i Ballkanit dhe i Kosovës, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në Kosovë.

Ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se e ka informuar z. Erler për zhvillimet në Kosovë, duke filluar që nga puna që po bëhet për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, konsolidimin e shtetësisë, situatën në veri të vendit, për dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për agjendën evropiane.

“E falënderova për mbështetjen e fuqishme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para pavarësisë dhe pas pavarësisë, pra për një mbështetje të madhe që ka ndodhur me dekada të tëra dhe i kërkova mbështetje sidomos për procesin e liberalizmit të vizave dhe në rrugën e mëtejshme integruese të Kosovës”, deklaroi Ministri Hoxhaj.

Në anën tjetër, nënkryetar i Grupit Parlamentar të SPD-së në Bundestagun gjerman, Gernot Erler, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në shumë aspekte të tjera.

Erler ka thënë se Gjermania është shumë e përkushtuar për të përkrahur Republikën e Kosovës duke theksuar se Gjermania është një partner i madh i Kosovës.

Ai deklaroi po ashtu se e ka kuptuar shumë mirë se çfarë roli luan procesi i liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe atmosferën këtu.

“Ne e kuptojmë plotësisht frustrimin që në Kosovë ende nuk ka ardhur udhërrëfyesi. Ky proces është vonuar, është koha e fundit që të kemi hapa konkret dhe ne besojmë që brenda një kohe të shkurtër do të ndodhë ky proces”, tha Erler.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë