Austria përkrahje të fuqishme për perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 17 maj 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, ka pritur sot në një takim një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga nënkryetari i Parlamentit austriak, Fritz Neugebauer, delegacion i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, për reformat që është duke ndërmarrë Kosova në proceset integruese evropiane dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
 
Zëvendësministri Gashi i falënderoi përfaqësuesit austriak për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë dhe po vazhdon të jap në shtetndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
 
Gashi e ka njoftuar delegacionin e Austrisë edhe për proceset integruese të Kosovës, për progresin e vazhdueshëm që po shënohet nga institucionet edhe shoqëria kosovare në këtë rrugë, si dhe për hapat e ardhshëm në realizimin e aspiratave euro-integruese.
 
Ndërkaq, nënkryetari i Parlamentit të Austrisë, Fritz Neugebauer ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Austrisë për Kosovën, me theks të veçantë për perspektivën e saj evropiane.
 
“Unë kam qenë në vitin 2009 në Kosovë. Që nga atëherë po shoh ndryshime shumë të mëdha. Ne do të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Evropa nuk është e plotë pa integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Neugebauer, gjatë takimit me zëvendësministrin Gashi.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë