Hoxhaj kërkon nga Ban Ki Moon të ushtrojë presion mbi Serbinë për heqjen e strukturave ilegale nga veriu

New York, 16 maj 2012 – Në përmbyllje të vizitës në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Shkarko me rezolucion më të madh

Fillimisht Ministri Hoxhaj ka falënderuar Sekretarin e OKB-së për mbështetjen që i ka dhënë proceseve dhe reformave pozitive në Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj e ka informuar atë për zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës, për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të forcuar shtetësinë e brendshme dhe subjektivitetin ndërkombëtar.

Duke folur për gjendjen e sigurisë në tri komunat e veriut të Kosovës, ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon që të ushtroj ndikim mbi Serbinë për të hequr dorë nga mbështetja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare në veri të Kosovës.

“Situata në këtë pjesë të Kosovës është e tensionuar, barrikadat ende mbajnë të bllokuara rrugët. Stabiliteti i brendshëm dhe arkitektura e sigurisë në Ballkan varet nga situata në veri”, ka theksuar Ministri Hoxhaj.

Në këtë takim, Ministri Hoxhaj ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës kërkon që në veri të ndalet dhuna, të ketë sundim të ligjit dhe zhbërje të strukturave të policisë, të sigurisë dhe ato paramilitare, të cilat veprojnë në kundërshtim me të gjitha dokumentet ndërkombëtare.

Ministri Hoxhaj ka informuar Sekretarin Ban Ki Moon edhe për dialogun teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka theksuar se i gjithë kredibiliteti i këtij procesi është vënë në pikëpyetje, ngase Serbia nuk është duke i implementuar marrëveshjet teknike të arritura në Bruksel.

Nga ana tjetër Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka falënderuar Ministrin Hoxhaj për vizitën dhe ka shprehur mirënjohje për progresin në Kosovë, si faktor i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë