Doli nga shtypi numri i katërt i periodikut Kosovos New Diplomat
Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.
Në këtë numër të Kosovos New Diplomat mund të lexoni :
- Të gjithë sytë mbi sportin dhe kulturën e Kosovës,
- Kolumne e Kryeministrit Hashim Thaçi me titull: Vonesat e Bashkimit Evropian mund të pengojnë progresin në Ballkan
- Pesë pyetje për Ambasadorin Christopher Dell: SHBA-të dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme,
- Prezantimi i botimit të ri me titull Kosovo Calling, (Kosova Thërret) i përgatitur nga ekspertë dhe përfaqësues të pesë vendeve të BE-së dhe dy vendeve të rajonit që ende nuk e ka kanë njohur Kosovën,
- Një reportazh nga 30 liqenet artificiale të Blinajës me titull Oaza e Gjelbër.
- Shkrime për Majlinda Kelmendin në Londra 2012 dhe sukseset e vazhdueshme të Rita Orës në muzikën botërore,
- Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.
Buletini dymujor Kosovo's New Diplomat është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.
Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.
Kosovo's New Diplomat është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit KS TALKS EU të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.




Stay Connected with MFA