Ambasadori Lulzim Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Letonisë

Riga, 08 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Riga, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Letonisë, Andris Berzins.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ambasadori Peci i përcolli Presidentit Berzins përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në vazhdim Peci tha se Kosova tanimë është dëshmuar se është një shtet stabil me demokraci funksionale multietnike, dhe e falënderoi Presidentin Berzins për njohjen e hershme të Republikës së Kosovës dhe përkrahjen e saj nga Republika e Letonisë.

Presidenti  i Republikës së Letonisë, Andris Berzins, i përcolli përshëndetjet e tij për Presidenten Jahjaga dhe theksoi se Letonia dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira.

Presidenti Berzins i dha përkrahje të veçantë bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Letonisë dhe Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes dhe sigurisë, këmbimit të profesorëve dhe studentëve dhe të kulturës.

Ambasadori Peci në fund të audiencës u falënderua për përkrahjen e Presidentit Berzins dhe shprehu përkushtimin e tij në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve mike.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit Berzins, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Letonisë si mision diplomatik jorezident i akredituar në Riga.

Me qëllim të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme, ka intensifikuar procesin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike më shtetet të cilat e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, proces i cili do të vazhdojë në ditët në vijim.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë