Hoxhaj dhe Žbogar diskutojnë për avancimin e agjendës integruese evropiane të Kosovës

Prishtinë, 23 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Žbogar.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj dhe z. Žbogar gjatë bisedës janë fokusuar në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, progresin e vazhdueshëm të Kosovës në këtë rrugë si dhe për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka njoftuar përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në këtë proces, duke theksuar përkushtimin e gjithanshëm për realizimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha obligimeve që i takojnë Kosovës.

Hoxhaj ka falënderuar z. Žbogar për përkushtimin e tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në këtë proces.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi Special i BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Žbogar, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë