Italia përkrahje të fuqishme për proceset integruese të Kosovës

Prishtinë, 20 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael Giffoni.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Giffoni ka diskutuar për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale mes dy shteteve duke shprehur vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtutjeshëm të tyre në të gjitha fushat, me theks të veçantë në shkëmbimet ekonomike, tregtare, arsimore e kulturore.

Ministri Hoxhaj ka njoftuar ambasadorin italian edhe për progresin e vazhdueshëm të Kosovës në drejtim të avancimit të agjendës integruese në Bashkimin Evropian, duke falënderuar Italinë për përkrahjen e fuqishme e të gjithanshme që po jep në këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Ambasadori Michael Giffoni ka rikonfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të Italisë për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset integruese si dhe në drejtim të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës ë Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë