SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë marrëdhëniet bilaterale

Prishtinë, 19 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Dell për përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat, përkrahje e cila po vazhdon fuqishëm në këtë fazë të zhvillimeve për Kosovën në aspektin e brendshëm dhe në drejtim të forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell diskutuan për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Hoxhaj dhe Dell u pajtuan për vullnetin e dyanshëm për forcimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për organizmin e tre konferencave ekonomike nga Kosova në Nju-Jork, Kolorado dhe Kaliforni.

Hoxhaj ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë këtij muaji do të fokusohet në promovimin e Strategjisë për Diplomaci Ekonomike që është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të USAID-it dhe e cila pritet të ketë rezultate të rëndësishme në promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell kanë biseduar edhe për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për progresin, sfidat dhe perspektivat integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Hoxhaj dhe Dell po ashtu kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, përmes të cilave do të konkretizohet forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy shteteve.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë