Zëvendësministri Selimi i ftuar për fjalim në Forumin Global të Sigurisë në Bratislavë

Bratislavë, 15 prill 2012 – Me ftesë të Forumit Global të Sigurisë në Bratislavë të Sllovakisë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron për një vizitë në këtë vend.
Shkarko me rezolucion më të madh

Zëvendësministri Selimi ka qenë folësi kryesor në sesionin e titulluar "Perspektiva e Kosovës në kontekstin e arkitekturës së sigurisë dhe politikës evropiane", para disa dhjetëra diplomatëve dhe ekspertëve, përfshirë përfaqësues të lartë të shteteve që nuk kanë njohur Kosovën.

Sesioni ka qenë i moderuar nga diplomati hungarez me eksperiencë, Istvan Gyurmati, President i Fondacionit për Demokraci Publike. Në fjalën e tij, Zëvendësministri Selimi ka folur për proceset e muajve të fundit, procesin negociues të pauzuar dhe mungesën e vullnetit të mirë në Beograd për të përfunduar kapitujt e hapur në mes të dy shteteve.

Zëvendësministri Selimi ka potencuar edhe arrestimet skandaloze që Serbia ka ndërmarrë ndaj sindikalistëve kosovarë.

Në kontekstin e konferencës “Globsec” që sivjet ka mbledhur mbi 500 liderë, diplomatë dhe ekspertë të politikës së jashtme nga mbarë bota, Zëvendësministri Selimi pati edhe takime me Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Peter Michalko.

Gjatë takimit me diplomatin e lartë sllovak u diskutuan çështjet e ndërlidhura me progresin politik në integrimet europiane. Z. Mihalcho konfirmoj se shteti i Sllovakisë përkrah perspektivën europiane të Kosovës dhe inkurajoi autoritetet e Kosovës të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm me BE si mënyrën me të shpejtë të normalizimit të raporteve në Ballkan.

Zëvendësministri Selimi poashtu takoi Ministrin e Mbrojtjes së Norvegjisë, Espen Barth Eide dhe shumë ministra, diplomatë dhe ekspertë, me fokus të veçante në takime me përfaqësues shtetesh që nuk kanë njohur Kosovën nga BE dhe Afrika veriore. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë