Këshilli Britanik në Kosovë, Këshilli Britanik në Washington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, organizojnë “Rrjetin Transatlantik TN2020”

Prishtinë, 25 Mars 2012 - Këshilli Britanik në Kosovë është nikoqir i Konferencës “Rrjetit Transatlantik TN2020”, e cila do të zhvillohet më 27 deri 29 Mars, 2012. Tema e konferencës është ‘Fuqizimi në Ballkan’.
Shkarko me rezolucion më të madh

“Rrjeti Transatlantik 2020 (TN2020)” është një rrjet i qëndrueshëm i liderëve të rinj nga Evropa dhe Amerika Veriore i mbështetur nga Këshilli Britanik, me qëllim të zhvillimit të ideve të reja dhe qasjeve kreative për sfidat e përbashkëta. Iniciativa TN2020 ka për qëllim të zhvillojë një qasje praktike e cila mund të shfrytëzoj rininë dhe kapacitetet e qytetarëve të Ballkanit, për arritjen e synimeve dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Kjo çështje komplekse do të diskutohet, elaborohet dhe materializohet në projekte konkrete. Kjo do të ekzekutohet nga katër grupe punuese gjatë tre ditëve të konferencës:

•    Grupi Qeveritar
•    Grupi i Biznesit
•    Grupi i Medieve
•    Grupi i Shoqërisë Civile

Një konferencë e përbashkët do të mbahet të hënën, më 26 Mars 2012 në ora 12:00, në sallën e medieve në Objektin e Qeverisë së Kosovës.

Në konferencë, para gazetarëve do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi dhe Drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra.

Mediet, po ashtu, janë të ftuara të marrin pjesë edhe në hapjen e sesionit të konferencës, e cila do të zhvillohet prej orës 09:00 deri më 10:15 të së Martës, më 27 Mars 2012 në "Hotel Emerald".

Për më shumë informata ju lutemi të kontaktoni:

Artan Behrami
Ministria e Punëve të Jashtme
artan.behrami@gmail.com
045 454 591

Donika Berisha
British Council
donika.berisha@ks.britishcouncil.org
038/243-292

Prapa

Stay Connected with MFA

Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-të

26.05.2013

Prishtinë, 26 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim kongresistët amerikanë Robert Aderholf, Bob McEwen dhe Trent Walters, të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë, morën...më shumë

Konferenca ndërkombëtare diskuton për të ardhmen e dialogut ndërfetar dhe se si raportet ndërfetare mund të kontribuojnë për bashkëveprim në Kosovë dhe në mbarë botën

26.05.2013

Pejë, 26 maj 2013 - Pjesëmarrësit nga e gjithë Kosova dhe bota u mblodhën dje në mëngjes për seancën kryesore plenare të Konferencës Ndërfetare që po zhvillohet në Pejë këtë fundjavë.më shumë