Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon sulmin mbi Ambasadën e Maqedonisë në Kosovë
MPJ e konsideron tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve tona këtë akt vandal.
Ministria e Jashtme kërkon nga organet e hetuesisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të vënë para organeve të drejtësisë kryerësit e këtij akti të ulët.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të shtetit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë.



Stay Connected with MFA