Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Strasburg

Prishtinë, 12 mars 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Strasburg.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me shumë deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomatë e përfaqësues të tjerë të lartë të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj, po ashtu do të marrë pjesë në një takim me deputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane - PanEuropa, në të cilin do të diskutohet për Kosovën.

Në këtë takim, Ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim, në të cilin do të paraqes gjendjen në Kosovë, do të informojë eurodeputetët për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë si dhe do të paraqes objektivat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit në të gjithë territorin e shtetit.

Ministri Hoxhaj do të kërkojë nga PE-ja vazhdimin e mbështetjes për Kosovës, me theks të veçantë në proceset integruese në BE.

Në takimet e tjera të veçanta, Ministri Hoxhaj do të informojë personalitetet e larta të BE-së për zhvillimet pozitive në të gjitha aspektet e jetës në Kosovë, si dhe do të kërkojë përkrahje të përgjithshme për avancimin e rrugës integruese të Kosovës në mekanizmat e BE-së.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë