Ministri Hoxhaj i dërgoi një telegram homologut japonez, Koichiro Gemba

Prishtinë, 11 mars 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram Ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Koichiro Gemba, në njëvjetorin e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditi Japoninë me 11 mars 2011.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e Japonisë, me shpresën që pasojat e kësaj katastrofe natyrore të jenë tejkaluar dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në shtetin mik, Japoni.

Në telegram thuhet se populli i Republikës së Kosovës ka bashkëndjerë në çdo moment dhembjen me familjet e viktimave dhe të të lënduarve nga kjo katastrofë natyrore.

Ministri Hoxhaj, ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet japoneze për punën e jashtëzakonshme dhe suksesin e arritur deri më tani në tejkalimin e situatës së krijuar.

Më 11 mars të vitit 2011, Japonia u godit nga një tërmet dhe cunami shkatërrues. Katastrofa shkaktoi humbje të mëdha njerëzore e materiale, si dhe rrjedhje radioaktive në tre reaktorë të energjisë bërthamore në Fukushima.

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë