Na ndiqni në:

U mbajt punëtoria strategjike për njohjen e Kosovës në internet

Prishtinë, 5 mars 2012 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizoi një punëtori për planifikim strategjik për ngritjen e kapaciteteve dhe pavarësimin e prezencës së Republikës së Kosovës në rrjetet globale komunikuese.

Nën organizimin dhe përkrahjen e MPJ-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë të komunikimit në internet dhe të telekomunikimit kanë diskutuar për aspekte të planifikimit strategjik për Kosovën në internet.

Në punëtorinë e moderuar nga Zëvendësministri i MPJ-së, Petrit Selimi, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Rregullatorit të Telekomunikimit, organizatave dhe aktivistëve të Internetit në Kosovë, si dhe këshilltarë të jashtëm, kanë diskutuar modalitetet e një qasje integruese në përpilimin e Strategjisë Kombëtare për njohje dhe komunikimin në internet.

Me këtë rast Zëvendësministri Selimi potencoi nevojën për një bashkëpunim ndërsektorial për përmbushjen e qëllimeve të prezantimit të plotë dhe të pavarur të Kosovës në internet.

Ekspertët Kushtrim Xhakli dhe John Horniblou prezantuan aspekte të ndryshme të rritjes së prezencës së Kosovës online, ndërsa ish-asistent Zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-ve, Michael Parmly, do të angazhohet për integrimin e projekteve dhe iniciativave për një qasje më efektive në shtyrjen e agjendës diplomatike të Kosovës edhe në internet.

Punëtoria ka mbuluar tre fusha: Strategjia shtetërore për komunikim publik online, Strategjia shtetërore për njohjen e Kosovës në internet faqe si dhe Planifikimi strategjik për aplikimin e Kosovës për sufiksin dhe adresën e pavarur të internetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarë amerikanë, britanikë dhe ish-zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit që ofruan këshilla për qasjen dhe thellimin e aktivizmit publik dhe privat drejt përmirësimit të imazhit të Kosovës online si dhe njohjes së Kosovës në shërbime por edhe vetë infrastrukturën e internetit nëpërmjet përfitimit të organizatës që menaxhon internetin ICANN.

Përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe ART-së informuan për punën e bërë deri më tani nga institucionet dhe bllokadat politike të bëra karshi këtij procesi.

Pjesëmarrësit po ashtu diskutuan edhe në një video konferencë me konsulentë të ICANN nga Kalifornia që prezantuan lajmet më të reja në procesin e aplikimit për domene të reja.

Pjesëmarrësit janë pajtuar për hapat e ardhshëm të menjëhershëm për aprovim të Strategjisë kombëtare për njohje edhe në internet.

MPJ dënon aktin e plagosjes së avokatit Azem VllasiHoxhaj në seancën e Kongresit Amerikan flet për zhvillimet në Kosovë dhe rajonHoxhaj për vizitë në Washington, agjendë të ngjeshur takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë amerikanëHoxhaj në takimin vjetor të koalicionit anti-ISIS, Kosova kontribuues i sigurisë në rajon