Viza për shtetasit e huaj

Republika e Kosovës nuk aplikon ende një regjim vizash për shtetasit e huaj. Çdo shtetas i huaj mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës duke paraqitur:

-    Dokument udhëtimi të vlefshëm,
-    Dëshmi lidhur me mbulimin e shpenzimeve të jetesës për periudhën e qëndrimit
-    Biletë kthyese (për qëndrime të shkutra)
-    Arsyet e vizitës në Kosovë. (Varësisht nga arsyet e vizitës në Kosovë kërkohen dhe dokumentet e tjera plotësuese.)

Në rastet kur shtetasit e Kosovës ftojnë shtetas të huaj për vizitë private në Kosovë, atëherë shtetasi kosovar duhet që 10 ditë para se të arrijë i ftuari i tij të paraqesë në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion të MPB  një letër garantuese e cila duhet të jetë e vulosur nga Gjykata Komunale Kompetente.

Në raste të vizitave biznesore personi garantues duhet të paraqesë në MPB dokumentacionin përkatës lidhur me biznesin që shtetasi i huaj do të zhvillojë në Kosovë dhe, kur kjo është e nevojshme dhe kopjen e certifikatës së biznesit e kompanisë vendase që dërgon ftesën.

Shtetasi i huaj ka të drejtë qëndrimi në Kosovë vetëm 90 ditë. Pas 90 ditësh duhet të lajmërohet në Drejtorinë për të Huaj në Policinë e Kosovës, në të kundërt, qëndrimi i tij do të trajtohet si qëndrim i jashtëligjshëm.

Policia kufitare ka përgjegjësi ta kthejë shtetasin në rast dyshimi të arsyeshëm lidhur me dokumentacionin ose arsyet e hyrjes në Kosovë.

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë