Arkivi

Prill 2014
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Trashëgimia Kulturore e Kosovës



Kosova me vlerat e saj të Trashëgimisë Kulturore është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.

Trashëgimia Materiale e Kosovës është krijuar në mes të qytetërimeve antike, dhe asaj pas erës së Re, e cila trashëgon një thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Kjo trashëgimi e pasur, gjendet në çdo pjesë të Kosovës, në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët  si edhe në të gjitha muzetë e saj.

Trashëgimia materiale e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi, është e njohur edhe  jashtë vendit, dhe shumë tërheqëse për vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për t’u njohur me dëshmitë e parahistorisë, periudhës klasike, periudhës ilire etj.

Veç muzeve të njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të zakonshme, që befasojnë këdo dhe që shtrihen në çdo fushë, nga natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja.

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, në vete përmban mënyrat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanalet dhe hapësirat kulturore që përfaqësojnë ato, dhe që bashkësitë, grupet, por kur është rasti, edhe individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore.

Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, është përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historinë e tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.
Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Trashëgimia kulturore e Kosovës, nga institucionet në të dyja nivelet e pushtetit në Republikën e Kosovës, trajtohet si pjesë përbërëse, e rëndësisë së veçantë, në mjedisin jetësor dhe konsiderohet thesar i të gjithë popullit të Kosovës.

Orientimet strategjike dhe politikat e trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës parashohin:

-    Ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
-    Ristrukturimin e nevojshëm institucional me formimin e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, me Divizionet përkatëse të: Trashëgimisë Arkeologjike,  Trashëgimisë arkitekturore, Trashëgimisë së luajtshme, Trashëgimisë shpirtërore, Konservimit të Integruar dhe peizazheve kulturore
-    Zhvillimi i Kapaciteteve institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore
-    Zbatimi funksional i legjislacionit për fushat e Trashëgimisë Kulturore
-    Vetëdijesimi për ruajtjen mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore
-     Kthimi i thesarit arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës dhe i dokumentacionit arkivor të Trashëgimisë Kulturore nga Serbia
-    Restaurimi dhe konservimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
-    Realizimi i Kërkimeve Arkeologjike
-    Ekspozitat e përhershme dhe të veçanta të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
-    Rishikimi dhe ridefinimi i sistemit administrativ dhe mekanizmave institucionalë për përkujdesjen efektive ndaj Trashëgimisë Kulturore
-    Përkrahja e diversitetit e dialogut kulturorë në Kosovë
-    Krijimi i rrjetit të muzeve të Kosovës
-    Krijimi i kushteve për aftësimin profesional për konservim dhe restaurim
-    Krijimi i koleksionit kombëtar të Trashëgimisë së Luajtshme
-    Laboratori për konservimin dhe restaurimin e Trashëgimisë së luajtshme
-    Inventarizimi dhe dokumentimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
-    Mbrojtja, ruajtja dhe depozitimi i koleksioneve të Trashëgimisë së luajtshme, në nivel të Kosovës, në një hapësirë me kushte optimale teknike dhe për shfrytëzim studimor
-    Prezantimi cilësor i identitetit kulturor dhe historik të Kosovës në muzetë adekuate, nëpërmjet ekspozitave të përhershme dhe të posaçme
-     Aftësimi profesional i personelit të angazhuar në menaxhimin e Trashëgimisë së luajtshme
-    Mbrojtja ligjore e Trashëgimisë Kulturore
-    Digjitalizimi në përmbledhje shënimesh  i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Në ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, janë të angazhuara një numër organizatash dhe institucionesh, të cilat japin kontributin e tyre rreth politikave dhe projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Përveç për autoritetet përkatëse në Kosovë, trashëgimia kulturore është një temë relevante edhe për një sërë agjencisë zhvillimore ndërkombëtare, për një numër donatorësh, përfaqësish diplomatike, strukturash fetare dhe organizatash joqeveritare..

Me qëllim të bashkërenditjes së veprimtarive të përgjithshme rreth Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës ka themeluar së bashku me Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë (ZNKE) dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) një “Forum për shkëmbimin e informatave rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë”.

http://www.mkrs-ks.org/

Stay Connected with MFA

Kosova dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin bilateral

21.04.2014

Prishtinë, 21 prill 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu.më shumë

Hoxhaj i uron Pashkët sekretarit të Jashtëm të Selisë së Shenjtë

19.04.2014

Prishtinë, 19 prill 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e Festës së Pashkëve, i ka dërguar një telegram urimi sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, Monsinjor...më shumë