Ekonomia dhe Investimet në Kosovë


EKONOMIA E KOSOVËS


Kosova ka një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste e dirigjuar në një ekonomi të hapur të tregut, cila transformimin e saj te thellë e ka përjetuar pas vitit 1999 me çlirimin e Kosovës nga Serbia. Një ndër sfidat me të cilat ajo u përball gjatë dekadës së fundit është edhe procesi i privatizimit. Gjatë vitit 2009 gjithsej 114 ndërmarrje shoqerore (NSH) të reja u shpallen për privatizim, duke ngritur kështu në 569 numrin e gjithsej NSH- ve të tenderuat për privatizim deri ne fund te vitit 2009. Nga këto për 521 ndërmarrje janë nënshkruar kontratat e shitjes ndërsa 48 tjera priten te nënshkruhen (25 prej tyre janë privatizuar në spin-off special)

E ndodhur në Evropën Juglindore ekonomia e Kosovës është bërë pjesë e integrimeve ekonomike të këtij rajoni, të cilat ofrojnë mundësitë e zgjerimit të tregut në një hapësirë mjaftë të gjerë. Qellim në vete tashmë është rritja e konkurrueshmërise së kësaj ekonomie duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtarë që Kosova aktualisht ka. Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit Kosova ofron një sërë përparësish komparative si: popullsinë re dhe mjaftë mirë të kualifikuar, ku mosha mesatare e saj është mjaftë e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-s dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-se është anëtarësuar edhe ne FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe se fundi BERZH, si dhe aspiron në organiazata te tjera ekonomike ndërkombëtare.

Statistikat vitale të ekonomisë

  • Nr. i banorëve: 1.8 milion
  • Sipërfaqja: 10,908 km²
  • GDP: 4.7 miliardë € (2011)
  • GDP shkalla e rritjes ekonomike:5.0 % (2011)
  • GDP për kokë banori:2700 € (2011)
  • GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60%
  • Shkalla e papunësisë rreth 45.%
  • Shkalla e inflacionit: 7.3% (2011)
  • Energjia:
  • Prodhimi: 5712 miliard kwh (2011)
  • Shpenzimi: 3685 miliard kwh (2011)
  • Shkembimet tregtare
  • Eksportet: 319.2 milion € (2011)
  • Partnerët kryesor te eksportit: Italia (26.3%), Shqipëria (10.8%,) Maqedonia (9.7%) Kina (8.9%), Gjermania(7.6%), Zvicra (5.5%) Turqia (2.5%), Serbia (2.3%).
  • Mallrat që eksportohen: metalet bazë (61%), produktet minerale(12%), makineri(5%), ushqim, pije, duhan (4%)perime (4%), plastike, gome (3.5%), tekstil (3%) etj.
  • Importet: 2.5 miliard € (2011)
  • Partnerët e kryesorë të importit: Maqedonia (14.7%), Gjermania(11.8%),Serbia(10.2%),Turqia(7.4%), Kina(6.8%),Italia(6.4%), Shqiperia(3.9%) Zvicra(0.9%).
  • Mallrat që importohen: produkte minerale(22%) ushqim, pije, duhan (13%), makineri (12%), metale bazë (9%), kemikale(7%), mjete transportuese(6.5%) plastikë, gomë(6%), perime(6%), kafshë të gjalla(4%)etj.
  • Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli, kromi, boksiti etj.
  • Valuta: EURO


SHKËMBIMET TREGTARE TË KOSOVËS

Kosova gjatë vitit 2011 arriti një vlerë rreth 2.8 miliard euro në shkëmbimet tregtare, e që krahasuar me një vit më parë kishte një rritje të këtyre shkëmbimeve për rreth 15%.

Importet e mallrave të Kosovës gjatë vitit 2011 kapën vlerën rreth 2.5 miliard euro, qe paraqet një rritje nominale nga viti paraprak prej 16%.

Eksportet e Kosovës në vitin 2011 ishin rreth 319 milionë euro, qe paraqet një rritje te lehtë prej rreth 8% krahasuar me vitin paraprak. Deficiti tregtar vazhdoi per vitin 2011 arriti ne 87.2 % pa ndonjë ndryshim te theksuar krahasuar me vitin paraprak. Eksporti mbulon importin vetëm 12.8%.

Shpërndarja gjeografike e tregtisë së Kosovës gjatë vitit 2011

Partneret kryesorë tregtarë të Kosovës mbeten vendet e Bashkimit Evropian (BE-së) dhe ato të rajonit (anëtare të CEFTA-së).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-s ishin 43% te totalit te përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak nuk kanë pësuar ndonje ndryshim relevant. Eksport drejt vendeve te CEFTA-s ishin 26% te vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një rritje te lehtë, kurse eksportet drejt vendeve te tjera përfshijnë 31% te vlerës së përgjithshme.

Eksportet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2011

Importet e Kosovës nga vendet e BE-s ishin 38% te totalit te përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak paraqet nivel të njëjtë. Eksport drejt vendeve te CEFTA-s ishin 35% te vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej rreth 2.3%. Ndersa eksportet drejt vendeve te tjera përfshijnë 27% te vlerës së përgjithshme.

Importet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2011



Partnerët kryesorë të Kosovës në eksport dhe import gjatë vitit 2011

Nr.VendetEksporti (000) €Pjesmarrja në total %Importi (000) €Pjesmarrja në total %
1.Italia83.92426.3159.4446.4
2.Shqiperia34.56610.896.4003.9
3.Maqedonia30.9499.7365.96114.7
4.Kina28.2688.9170.2856.8
5.Gjermania24.1447.6293.44111.8
6.Zvicra17.6115.522.1930.9
7.Turqia7.8312.5184.4527.4
8.Serbia7.1982.3254.91710.2

Totali319.165100.02.492.348100.0

Kosova importon prej vendeve te Bashkimit Evropian pjesën më të madhe të automjeteve, makinerive dhe pajisjeve, produktet e duhanit, të naftës, materiale ndërtimi, produkte ushqimore etj. Eksportet e Kosovës ne tregun e BE-27, dëshmojnë një nivel të ulët të konkurrueshmërisë për faktin se përbëhen kryesisht nga mbeturinat e metaleve të ndryshme dhe në masë më të kufizuar nga disa prodhime industriale si ferronikeli, materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit etj.

Tregtia me vendet tjera të botës

Ndonëse mbi 3/4 e tregtisë së Kosovës është e orientuar drejt vendeve të CEFTA-s dhe atyre të BE-27, Kosova ka shkëmbime tregtare me pjesën më të madhe te vendeve të botës. Vlen te përmendet tregtia me Kinën e cila edhe pse është vend i largët gjeografikisht rreth 9% te eksporteve te Kosovës janë te orientuara drejt këtij vendi, qe krahasuar me vitin paraprak paraqet një rritje prej 90% ndërsa importet nga Kina përfshijnë rreth 6.8% e importeve te përgjithshme, krahasuar me vitin 2011 shënon një rritje për 26%. Partner tjetër i rëndësishëm sidomos ne importe është Turqia nga e cila Kosova importon rreth 7.4 % të vlerës së përgjithshme.

Struktura e mallrave të eksportuara

Pjesën me te madhe te eksportit ne vitin 2010 me 51% e zinin mallrat e përpunuara, me vlerë rreth 150.9 milion €,mallra te tjera te pa përpunuara përfshinin 25% te eksporteve me vlere prej 60.1 milion. Pjesa tjetër përfshin; ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri dhe pajisje 3% pije e duhan 2%, dhe produkte kimike 1%e vlerës se përgjithshme te eksportit. Me poshtë janë paraqitur edhe krahasimet me vitin paraprak.

Eksporti sipas grupeve të produkteve për vitin 2011(2010)


Importi sipas grupeve të produkteve për vitin 2011 (2010)



INVESTIMET NË KOSOVË


Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.

  • Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë.
  • Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë.
  • Popullata – e re dhe e motivuar, 70% nën moshën 35 vjeçare
  • Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane.
  • Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
  • Qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje
  • Institucione moderne në përkrahjen e bizneseve
  • procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve)
  • Sistem te sigurtë bankar
  • Strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe
  • Monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.


Pas pavarësimit te saj, Kosova ka arritur progres të madh në shumë fusha të zhvillimit të saj si në: rritjen e stabilitetit politik, ngritjen e nivelit të sigurisë, ekonomi stabile me rritje të vazhdueshme, plotësim të legjislacionit etj. Ajo është bërë pjesë e rëndësishme e iniciativave të bashkëpunimit regjional, përmes të cilave është arritur krijimi i tregut të përbashkët rajonal, eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i barrierave tregtare, si dhe hapja e perspektivave të reja. Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe vazhdojnë me hapa të shpejtë të punojnë në përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është krijuar mjedis stabil makroekonomik, sistem i qëndrueshëm financiar, janë bërë reforma në politikën fiskale në aplikimin e normave më të ulëta tatimore në rajon. Nder objektivat e rëndësishme që vendi ynë ka venë para vetës është edhe rritja e konkurrueshmërisë se ekonomisë së vendit në tregun rajonal.

Është arritur progres në ngritjen e infrastrukturës moderne, si brenda Kosovës e po ashtu edhe me lidhjen me rajonin, vlen të përmendet këtu lidhja me Shqipërinë përmes autostradës së ndërtuar si dhe zotimet e Shqipërisë që ne një të ardhme jo të largët të ndërtoj edhe vijën hekurudhore që lidh këto dy vende. Rëndësia e kësaj rruge për Kosovën ka kuptim të dyfishtë kur kihet parasysh se Kosova tashmë ka edhe portin e saj në Adriatik përmes të cilit ajo lidhet me transportin detar. Përmes kësaj rruge Kosova lidhet me portin e saj me një distancë kohore me vetëm dy ore e gjysmë. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradave të cilat e lidhin Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, ndërtimi i së cilave paraqet mundësi mjaftë të favorshme për investitorë të jashtëm.

Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për investim edhe në sektorë tjerë si në: bujqësi, energji,vreshtari,turizëm,nxjerrje dhe përpunim të metaleve etj.

Sistemi i regjistrimit të biznesit në Kosovë përbën një faktor tjetër nxitës në rritjen e investimeve, me proceduara të thjeshtuara dhe me shpejtësi të regjistrimit të bizneseve të reja për një kohë të shkurtë.

Të gjitha këto e veçojnë Kosovën si një vend mjaft atraktiv me mundësi investimi për secilin investitor të sektorëve të ndryshëm, si në privatizim ku tashmë pritet privatizimi dhe dhënia në koncesion i kompanive të mëdha publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Sistemi i Distribuimit të Energjisë Elektrike e po ashtu edhe investimi në fushat e gjelbërta, në të cilat mundësi mjaftë të favorshme në ofrimin e infrastrukturës fizike ofrojnë parqet industriale.

Kosova po punon në krijimin tregut te kapitalit financiar, në të cilin do të gjenin plasman investitorët të cilët duan të investojnë në aksionet e kompanive të ndryshme.

Gjatë vitit 2010 vlersohet te jenë investuar 314.6 milionë €, krahasuar me vitin paraprak vlere e tyre eshte rritur per 8%.

Numri i përgjithshëm i kompanive të huaja që operojnë në Kosovë arrin në rreth 4210

Investimet në sistemin bankar paraqesin vlerën më të madhe financiare me kapital të huaj.

Kapitali i huaj ka një shpërndarje gjeografike të gjerë, nga më së 80 vende të Botës, ku Shqipëria zën vendin e parë për nga numri i bizneseve të regjistruara

Shperndarja e kompanive të huaja investuese sipas sektorëve të ekonomisë


NrSektoriNr. kompanive% në total
1.Tregti167440%
2.Prodhim62415%
3. Konstruksion50212%
4.Turizem dhe Hoteleri3107%
5.Transport1584%
6.Sektori bankar1253%
7.Telekomunikim982%
8.Sherbime shendetësore491%
9.Edukim 330.8%
10.Sherbime të ndryshme63715.2%

TOTALI4210


SISTEMI DOGANOR

Dogana e Kosovës aplikon proceduara të avansuara në zhdoganimin e mallrave, përmes sistemit elektronik – TIMS (Trade Information Management System) ku 90% e deklarimeve bëhet përmes DTI (Direct Trade Input). Koha mesatare e vlerësuar për zhdoganim në kalimet kufitare është 3 orë.

Tarifat doganore në Kosovë sa i përket importit janë:

  • 0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA
  • 10% për mallrat që importohen nga të gjitha shtetet tjera
  • Taksa e akcizës variabile per produket si: duhani, nafta, alkoholi, etj.

Pas ndryshimeve të bëra në sistemin doganorë është bërë reduktimi i tarifave doganore për:


  • mjetet kapitale (Themelore)
  • lëndët e para për agrobiznes dhe disa sektorë tjerë të prodhimtarisë
  • lëndëve të ndërmjetme për procesim të mëtutjeshëm nga 10% në 0%,

Të liruara nga tarifat doganore janë:


  • Plehrat artificiale
  • Prodhimet farmaceutike
  • Instrumentet dhe aparatura kirurgjike
  • Mallrat për qëllime humanitare
  • Mallrat që përdoren nga diplomatët e huaj dhe misionet konsulare
  • KFOR-i
  • UNHCR
  • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
  • OJQ e regjistruara te UNMIK-u që kanë qëllim mbështetjen e programeve dhe projekteve humanitare dhe rindërtuese në Kosovë

SISTEMI TATIMOR

Politika tatimore në Kosovë është e orientuar drejt rregulloreve të thjeshta të cilat sigurojnë bazë të gjerë tatimore dhe normat më të ulëta tatimore në rajon dhe më gjerë. Tatimet dallojnë në bazë të formës së biznesit dhe qarkullimit vjetorë.

Administrata tatimore aplikon tri regjime të kryesore të tatimeve:

• Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
• Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK)
• Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) - Tatimi kryesor në Kosovë është Tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ja e cila paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi është fikse prej 16% për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0% për mallrat të cilat i dedikohen eksportit. Bizneset që kanë qarkullim vjetorë prej 50000 € duhet të regjistrohen për TVSH.

Tatimi në të ardhurat e korporatave - Ky tatim paguhet çdo tre muaj varësisht nga qarkullimi vjetorë. Norma e tatimit në korporata me qarkullim vjetorë mbi 50,000€ është 10%.

Tatimi mbi të ardhurat personale - Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga janë progresive duke u bazuar në lartësinë e pagës së fituar dhe njëherit norma më të ulëta në regjion dhe në shtetet e UE.

Normat tatimore janë:

Normat tatimore janë:
0% deri në 960 euro/vit
4% mbi 960 dhe 3000 euro/vit
8% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit
10% mbi 5400 euro vit

Kontributet pensionale - Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e llogarive individuale për kursimin e pensionit është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ky tatim obligon të punësuarin por edhe punëdhënësin të kontribuojnë në financimin e pensioneve të punësuarit me normë prej 5% të pagës nga ana e të punësuarin dhe 5% nga ana e punëdhënësit

Valuta - përdorimi i euros si valutë ndikon në krijimin e mjedisit të besueshëm, me inflacion të ulët.

REGJISTRIMI I BIZNESIT

Proceduarat e regjistrimit te biznesit në Kosovë janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta. Për investimet e jashtme ekziston Ligji për Investimet e Huaja, i cili mbron investitorët e huaj dhe i trajton të barabartë me investitorët e brendshëm.

Për të operuar si biznes legjitim, ndërmarrjet e huaja dhe vendore duhet të regjistrohen në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve(ARBK), në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga këto kategori biznesesh.

1. Biznese Individuale,
2. Ortakëri të Përgjithshme,
3. Ortakëri e Kufizuar,
4. Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar
5. Shoqëri Aksionare,
6. Kompani e Huaj,
7. Ndërmarrje Shoqërore,
8. Ndërmarrje Publike,
9. Kooperativa Bujqësore,


ARBK ofron një zgjidhje “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit në mbarë Kosovën, duke qenë bazë qendrore e të dhënave unike të centralizuara në 28 qendrat komunale.

QENDRAT KOMUNALE TË ARBK-së:

LISTA E QENDRAVE KOMUNALE:

01. DEÇANI
02. GJAKOVA
03. GLLOGOCI
04. GJILANI
05. DRAGASHI
06. ISTOGU
07. KAÇANIK
08. KLINA
09. FUSHE KOSOVA
10. KAMENICA
11. MITROVICA
12. GRAQANICA
13. LIPJANI
14. NOVO BËRDA
15. OBILIQI
16. RAHOVECI
17. PEJA
18. PODUJEVA
19. PRISHTINA
20. PRIZRENI
21. SKENDERAJ
22. SHTIME
23. SHTERPCE
24. SUHAREKA
25. FERIZAJ
26. VITIA
27. VUSHTRRIA
28. MALISHEVA

Për më shumë, mund të informoheni në web faqen e ARBK-së, www.arbk.org

DISA SEKTORË TË EKONOMISË SË KOSOVËS


Energjia dhe Minierat - Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore, me 14,700 milion tonë, ajo zë vendin e pestë në botë për rezerva linjitit prej të cilit ajo edhe prodhon sasinë më të madhe të energjisë elektrike. Kosova gjatë vitit 2008 ka prodhuar 4738 miliard kWh dhe ka shpenzuar 5156 miliard kë/h energji elektrike

Rezervat e këtij minerali që përdoret si burim kryesor i prodhimit energjetik në Kosovë, vlerësohet se do të zgjasin për 650 vjet të tjera, me ritmin e nxjerrjes momentale.

Rezerva linjiti janë të shpërndara edhe në legenin e Dukagjinit dhe atë të Drenicës, por nxjerrja e mineralit momentalisht është kufizuar vetëm në legenin e Kosovës. Pos linjitit Kosova është e pasur edhe me zink, plumb, ari, kadmium dhe bismuth,boksit, nikel etj. Kultura e nxjerrjes së linjitit daton që nga koha romake, nxjerrja moderne e mineraleve në Kosovë fillon në vitet 1930'ta, me themelimin e Kompleksit të Trepçës.

Bujqësia dhe Blegtoria -
Kosova është e pasur me tokë bujqësore, 53 për qind të sipërfaqes totale janë tokë e punueshme. Momentalisht sektori i bujqësisë kontribuon vetëm 19 për qind në NVP-në e përgjithshme dhe 15 për qind në vlerën e eksportit. Procedimi i ushqimit në Kosovë tradicionalisht është udhëhequr nga ndërmarrjet shoqërore, derisa sot këto janë jo-aktive; kompani të reja private kanë filluar të operojnë në këtë fushë. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë të vogla dhe nuk janë ende të afta për të mbuluar pjesën më të madhe të kërkesave në treg.

Investimi në këto kompani, sigurimi i teknikave të reja të menaxhmentit do të mund të rilindte industrinë e agro-pronësimit në Kosovë, deri në atë pikë që do të mund të garonte në tregjet ndërkombëtare.

Vreshtaria - Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës është një traditë e vjetër në Kosovë. Gjatë viteve të arta industria e verës vetëm në Rahovec ka pasur kapacitet prodhimi deri në 50 milion litra në vit. Në vitin 1989, eksporti i verës së Rahovecit ka arritur në 40 milion litra që kryesisht janë shpërndarë në tregun gjerman. Pas privatizimit të një pjese të vreshtave, dhe fabrikës se verërave në Rahovec, është arritur të mbulohet një pjesë e mire e tregut vendor e po ashtu ka gjetur plasman të suksesshëm në tregun ndërkombëtar, posaçërisht në atë evropian.

Ndërtimtaria -
Viteve të fundit industria e ndërtimit është bërë njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë Kosovare. Ky sektor vazhdon të jetë një potencial shumë i madh ekonomik për Kosovën, duke marrë parasysh nevojën për ndërtime të vendbanimeve të reja dhe infrastrukturës rrugore. Vet Qeveria e Kosovës ka vendosur për qëllim që të lidhë vendin me korridoret më të rëndësishme në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Industria e tekstilit - Tekstili ka qenë sektori i dytë për nga madhësia në Kosovë, ndërsa në kulmin e zhvillimit të saj 15 ndërmarrjet shoqërore të prodhimit të tekstilit kanë punësuar më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë arritur shitje deri në 35 milion euro. Përkundër zhvillimeve të fundit në rajon, që kanë prishur lidhjet e tregtisë, analizat ndikojnë se nga 55 deri në 65 milionë euro mund të arrihen me eksportim, në rast të rikthimit të këtyre lidhjeve. Në këtë sektor ka mjaft hapësirë për investitorë që edhe njëherë Kosova të prodhojë rroba të përfunduara nga tekstili i prodhuar në rajon.

Turizmi - Potenciali turistik i Kosovës lidhet ngushtë me pozitën gjeografike të Kosovës, e rrethuar nga të gjitha anët me male, dhe në qendër të Ballkanit, vendi ka potencial për turizëm dimëror. Malet në jug të Kosovës, vendpushimet si Brezovica dhe Malet e Sharrit janë mundësi shumë të mira dhe interesante për investitorët. Momentalisht vendpushimi i Brezovicës përfshin tre hotele, dy restorante dhe nëntë ski-lifte që momentalisht janë pronë shoqërore. Përpos Brezovicës, vend tjetër malor që shfrytëzohet për turizëm dimëror janë Bjeshkët e Nemuna, të vendosura në perëndim të Kosovës. Mendohet se ky lokacion turistik ka potencial për të pranuar deri në 30,000 vizitorë turistikë. Potencialin e këtij rajoni veç më kanë filluar të shfrytëzojnë kompani të vogla private që kanë ndërtuar komplekse private në fshatin Bogaj.

Sistemi bankar

Sektori bankar në Kosovë vlerësohet ndër sektorët me përformancën më të mirë në ekonomi. Depozitat bankare dhe kreditë janë në rritje, ndërsa shkalla e shërbimeve financiare po shënon zgjerim. Banka Qendrore e Kosovës i ka autoritetin të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës. Sektori i bankave komerciale përbëhet prej 8 bankave. Bankat komerciale ofrojnë pakon e plotë të shërbimeve bankare, përfshirë: huat, garancitë, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimeve, depozitat e afatizuara, transferet në vend dhe jashtë tij, si dhe shërbimet për ruajtjen e gjësendeve me vlerë

Sektori bankar, që përfaqëson pjesën më të madhe të sektorit financiar të Kosovës, u karakterizua me një rritje të shkallës së ndërmjetësimit financiar

Burim kryesor i depozitave vazhdojnë të jenë ekonomitë familjare, ndërsa në aspektin e maturitetit dominojnë depozitat me afat të shkurtër.

Për më gjerësisht shih të bashkangjitur Listën e Bankave Komerciale: Banka Qendrore e Kosovës, http://www.bqk-kos.org