Arkivi

Maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

"Shota" valëviti flamurin kosovar në Seul

Ky ansambël vetëm pak ditë më parë, përveçse mori pjesë dhe fitoi një çmim në një Festivalin Botëror të Valleve në Seul të Koresë, bëri që flamuri ynë të valëvitet në mesin e shumë shteteve të botës në Azinë e largët.

Thënia se kultura është lobuese më i mirë për një popull që ai të njihet në mbarë globin është vërtetuar këtyre ditëve nga Ansambli shtetëror i Këngëve dhe Valleve "SHOTA". Ky ansambël vetëm pak ditë më parë, përveçse mori pjesë dhe fitoi një çmim në një Festivalin Botëror të Valleve në Seul të Koresë, bëri që flamuri ynë të valëvitet në mesin e shumë shteteve të botës në Azinë e largët. Drejtori i këtij institucion, Dilaver Kryeziu, por edhe anëtarët e tij, ende janë nën ethet dhe emocionet e këtij suksesi.

Ata tashmë janë cilësuar edhe si patriotë të kohës sonë. Këtë e pranoi edhe ministri i Kulturës në një takim që pati dy ditë më parë me ansamblin "SHOTA". Ky ansambël ka marrë pjesë në edicioni e sivjetmë të Festivalit Botëror të Valles prej nga u kthye me çmimin e tretë të këtij festivali. Në këtë festival "Shota" është paraqitur me valle nga gjithë trevat shqiptare, ndërsa ishin dy vallet e koreografit, Fehmi Shaqiri, "Festa e pavarësisë" dhe "Vallja e Lirisë", vallja me motive nga Karadaku, dhe ajo e Rugovës, që shpinë ansamblin drejt suksesit duke marrë edhe njërin nga tri çmimet kryesore të festivalit.

Në një prononcim për "Kosova Sot", drejtoi i ansamblit, Dilaver Kryeziu është shprehur se suksesi të cilin "SHOTA', e arriti në Seul në Festivalin e Botëror të Valleve, i cili nisi më 22 shtator është ndër më të mëdhenjtë që ka arritur ky ansambël ndonjëherë, veçanërisht në ndonjë shtet të largët.

Ai ka thënë se të kenë "bombarduar" skenën e festivalit. Po sipas tij, vallet kosovare janë pëlqyer mirë nga shikuesit që ndiqnim festivalin. "Marrja e çmimit të tretë të festivalit, nuk ishte i vetëm sukses yni atje. Më e rëndësishmja ishte se ne po prezantonim shtetin tonë dhe flamuri ynë valëviste në mesin e 22 tjerëve të shumë shteteve të botës", është shprehur ai, duke shtura se prezantimin i "SHOTËS" është mbuluar edhe nga mediat vendase, të cilat nuk lanë pa u interesuar për vallet tona. Kryeziu ka thënë se gjatë parakalimit të ansambleve shikuesit kanë qenë mjaft të afërt me pjesëmarrësit nga Kosova.

Sipas tij, publiku duartrokiste për minuta të tërë prezantimin e artistëve kosovarë. Por, nuk ishte vetëm Festivali i Botërore i valleve, tregimi i vetëm për shotën në Seul, dy ditë para se të niste ky festival, më 22 shtator ansambli kosovar u prezantua në mbylljen e Festivali ndërkombëtar të Teatrit, që mbahet në këtë qytet aziatik, dhe ka një traditë. Sipas Kryeziut, "SHOTA" është prezantuar në mbyllje të këtij festivalit të teatrove së bashku me Brazilin dhe Meksikën, që ai e ka quajtur një rast i mirë për prezantim të shtetit të Kosovës. E për Kryeziun e mira e gjithë atij prezantimi ka qenë se aty ishte edhe flamuri i shtetit të Kosovës.

"Ne jemi prezantuar si shtet nga Evropa", ka thënë Kryeziu. Pjesëmarrja në Seul "SHOTËS" i ka shërbyer edhe për të lidhur bashkëpunime të reja me vendet të ndryshme. Kryeziu ka thënë se tashmë ka nisur edhe të lëvizë në këtë drejtim. "Jemi në kontakte me disa menaxherë festivalesh nga Bullgaria dhe Turqia, presim që gjatë muajve të ardhshëm ata të jenë këtu për të thelluar bashkëpunimin", ka thënë Kryeziu. Të premten e kaluar Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka pritur drejtuesit dhe valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "SHOTA" , pas suksesit që kanë arritur në festivalin e mbajtur në Seul të Koresë. Krasniqi me këtë rast e ka quajtur ansamblin "Shota" një ambasador të vërtetë të kulturës dhe të traditës së Republikës së Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë