Arkivi

Maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Nis rrugëtimin edicioni i tetë i “Nine Eleven”

Ka nisur të mërkuren mbrëma në Prishtinë, edicioni i tetë i Festivalit të Filmit të shkurtër “Nine Eleven”. Festivali është shpallur i hapur nga përfaqësuesi i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Paul Engilson.

“Me 11 shtator të vitit 2001, një shok imi kishte qëlluar afër kullave binjake. Kishte parë një aeroplan që po përplasej me ndërtesat, por gjithçka i dukej e pakuptueshme. Megjithatë, e dinte se diçka e keqe po ndodhte dhe ai nuk u shtang po u ndihmoi njerëzve që po vdisnin. Ai është hero për mua... dhe ju nuk jeni shtangur. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Paul Engilson nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Englison ka qenë personi i përzgjedhur të falënderojë, siç ka thënë ai, “kosovarët që po tregojnë dashuri ndaj amerikanëve”.

Teksa vetë drejtori i Festivalit, Blerim Gjoci, kishte zgjedhur të mos flasë por të sillet tek hyrja e sallës me shumë stres, në emër të “Nine Eleven” ka folur anëtari i bordit Skënder Boshtrakaj. I lumtur që nga ky festival çdo vit prodhohet tetë filma, dhe se deri më tani janë mbi 70 të tillë që kanë konkurruar në 60 festivale, Boshtrakaj ka thënë se kjo është krenaria më e madhe e dedikimit për Amerikën.

“Ky festival është nisur si një dedikim, mirëpo tashmë është bërë mbështetësi kryesor i regjisorëve e aktorëve të rinj. Mbështetës i njerëzve të artit”, ka thënë ai. Për festivalin ka folur edhe Veton Firzi, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Kulturës. Për të institucioni që ai punon ka nderin që e mbështet me mjete, sepse “nga ky festival çdo vit e më shumë po dalin krijime kinematografike me cilësi të lartë”. Sivjet në garën për çmimet e festivalit janë 18 filma në konkurrencë.

Juria e festivalit sivjet përbëhet nga regjisorë e aktorë të njohur ndërkombëtarisht si: Dan Webster, Victoria Lucaj, Gonxhe Boshtrakaj, Einat Tubi, Jon Smibert dhe Eol Çashku. Gjithashtu gjatë këtij festivali do të prezantohet edhe veprat e karikaturistit Nexhat Krasniqi-Nekra. Festivali i Filmit të Shkurtër mbyllet me 11 shtator ku edhe do të ndahen çmimet. /koha/

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë

Selimi-Çollaku: Kosova, shembull i tolerancës dhe pajtimit në rajon

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë,...më shumë