Arkivi

Maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

“Damoclash” bashkon artistët e Prishtinës dhe të Amsterdamit

Prishtinë, 10 gusht- Një “batalion” artistësh nga Amsterdami për 24 orë do të bashkohen me homologët e tyre nga Kosova. Skena që do të ngrihet në Liqenin e Badovcit, do të jetë vendtakimi i tyre. Muzikë, poezi, filma, teatër, është “menyja” që ofron festivali, i cili për herë të parë mbahet në Kosovë.
Shkarko me rezolucion më të madh

 Në edicionin e 13-të, festivali “Damoclash” do të vijë në shtetin më të ri të Evropës. Për shkak të telasheve që kanë pasur me ligjet dhe policinë holandeze, organizatorët kanë vendosur që të kërkojnë “azil”.Në ditën e 13 të këtij muaji, pesëdhjetë artistë e aktivistë kulturorë nga kryeqyteti holandez do të udhëtojnë drejt Prishtinës, duke sjellë me vete pajisjet, programet dhe gjithçka tjetër që nevojitet për organizimin e festivalit të tyre njëditor.

Muzikantët vendorë që do të jenë pjesë e “Damo...”, janë “The Freelancers”, “Les Croissants Terribles”, “Me t’njofshëm”, Genc Salih, etj. Adhuruesit e kinemasë do të kenë rastin të shohin filma si “Survive Style +”, “Fallen Angels”, “A Scanner Darkly” etj. Ndërkohë, për poezinë do të përkujdesen autorë holandezë si Frank Keizer, Krijn Peter Hesselink, Emile den Tex, etj.

Këngëtari Genc Salihu, i cili është edhe bashkëorganizator i festivalit “Damo...”, ka shpjeguar arsyen e mbajtjes së këtij festivali në Kosovë.

“Për shkak të disa problemeve me ligjet që kanë pasur në Holandë, ata kanë vendosur që këtë edicion të vijnë në Kosovë, pasi që edhe komuniteti ynë pak a shumë ka probleme të ngjashme”, ka thënë Salihu.

Salihu ka shpjeguar më shumë për agjendën e festivalit “Damoclash”.

“Grupi i artistëve holandezë që do të vijnë këtu, investojnë vetë dhe ideja është që edhe publiku të marrë pjesë në ndërtimin e festivalit”, ka thënë Salihu. “Përveç muzikës, filmit e poezisë, do të ketë edhe punëtori dhe festë në Liqenin e Badovcit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, “Dameclash”, është festival jokomercial, i cili u dedikohet artistëve të rinj të fushave të ndryshme. Në 12 edicionet e zhvilluara në Amsterdam, muzika, poezia, debatet, arti e teatri janë kombinuar në atë mënyrë që audienca të ketë lirinë të ndërlidhet dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në festival.

Festivali mëton të prezantojë dhe provokojë njerëzit që t’i bashkohen “kaosit” që gërsheton muzikën, poezinë, filmin, debatin dhe teatrin. Ideja e organizatorëve është që në vend se të promovohet konsumimi pasiv i artit, “Damoclash” kërkon që të iniciojë dhe aktivizojë të gjithë njerëzit që ndiejnë pasion për të performuar dhe për të eksperimentuar.

 

(KOHA)

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë