Lule Elezi mbajti koncert solistik në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stockholm
Koncerti dhe master klasat e Profesoreshës Lule Elezi në Stockholm shënojnë një fillim shumë të suksesshëm të bashkëpunimit ndërmjet të pedagogëve të muzikës të Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit Mbretëror të Muzikës në Stockholm.
Pianistja Elezi me koncertin e saj i impresionoi pedagogët, studentët, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare të Suedisë dhe të përfaqësive diplomatike të vendeve të rajonit të pranishëm në këtë ngjarje. Performanca e Pianistes Lule Elezi u vlerësua nga profesorët e Kolegjit Mbretëror të Muzikës në Stockholm si e shkëlqyeshme, dhe si njëri ndër koncertet më të suksesshëm që është mbajtur në këtë institucion për një kohë shumë të gjatë.
Pedagogët e Kolegjit Mbretëror të Muzikës në Stockholm i vlerësuan shumë lartë edhe master klasat e Profesoreshës Lule Elezi me studentët e pianos, dhe shprehen gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin e filluar, i cili do të konkretizohet vitin e ardhshëm.
Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi dhe Kolegji Mbretëror i Muzikës në Stockholm organizuan një koktej rasti.







Stay Connected with MFA