Arkivi

Maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Agjencia për Mërgatë

Agjencia e Mërgatës së Kosovës, sipas ligjit, është organi përgjegjës qeveritar për pjesëtarët e Mërgatës, e cila ushtron dhe zbaton autoritetin dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë akt juridik. Agjencia e Mërgatës së Kosovës themelohet si Agjenci Ekzekutive, e cila në aspektin organizativ është pjesë e Zyrës së Kryeministrit.
dhe ka përgjegjësitë si në vijim:

  •  zbaton dispozitat e këtij ligji dhe aktet nënligjore, të miratuara, në bazë të tij;
  •  përpilon dhe propozon politikat për promovimin e vlerave të Mërgatës dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
  •  koordinon zbatimin e marrëveshjeve me Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën;
  •  koordinon punën rreth përgatitjes së Planit Strategjik të Mërgatës, dhe monitoron zbatimin e tij;
  •  bashkëpunon me institucionet e tjera shtetërore dhe komunale dhe shoqërinë civile për përmirësimin e pozitës së Mërgatës së Republikës së Kosovës;
  •  për përmirësimin e pozitës së Mërgatës bashkëpunon me Institucionet e shteteve të tjera me miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  •  punon dhe ndihmon në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të Mërgatës së Republikës së Kosovës;
  •  ndihmon në promovimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të Republikës së Kosovës, në shtetet e ndryshme, ku jeton mërgata;
  •  në koordinim dhe bashkëpunim me Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën përgatitë raporte për Qeverinë, për gjendjen e Mërgatës;
  •  i raporton çdo vit Qeverisë, për veprimtarinë e Agjencisë.

 

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë