Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Liza Gashi priti sot në takim delegacionin nga Çekia të kryesuar nga z. Czernin dhe z. Fischer

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi priti sot në takim delegacionin nga Çekia, të kryesuar nga nënkryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Tomáš Czernin dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, z. Pavel Fischer.

Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, projektet e përbashkëta në mes Kosovës dhe Çekisë, si dhe mundësinë e përfitimit nga përvoja çeke për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministrja Gashi falënderoi përfaqësuesit e Çekisë për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, veçanërisht angazhimin për procesin anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e liberalizimit të vizave si dhe mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin e vendit drejtë anëtarësimit në mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, z. Czernin dhe z. Fischer vlerësuan progresin që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit, konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Po ashtu u vlerësua fakti që Kosova ka qëndruar përkrah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.

Në mbyllje të takimit, palët u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, sigurisë si dhe sfera të tjera me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|