4311 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Estonisë për Ditën Kombëtare


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës së Estonisë, me rastin e festimit të 24 Shkurtit – Ditës Kombëtare.  

Shefja e diplomacisë kosovare, pasi ka uruar shëndet, paqe, mirëqenie dhe prosperitet për popullin mik estonez, ka shprehur edhe mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetëndertimit, dhe proceseve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikën e Estonisë. Raportet tona bilaterale të lidhura me mirëkuptim, besim dhe miqësi, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen edhe më shumë midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Estonia është një ndër vendeve e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pas vendimit për njohjen e pavarësisë sonë më 21 shkurt të vitit 2008, të dyja vendet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 24 prill 2008.  

Foto Galeria