3870 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD vazhdon pezullimin e shërbimeve për apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve

Prishtinë, 29 mars 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka vazhduar pezullimin e shërbimeve për apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të rasteve emergjente.

Ky vendim i MPJD-së është marrë duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Nr.01/07) për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Ju bëjmë të ditur se vlerësohen emergjente vetëm ato raste që kanë të bëjnë me shërimet jashtë vendit, që tashmë janë të shqyrtuara, kanë vërtetim mjekësor dhe kërkojnë trajtim të vazhdueshëm jashtë Republikës së Kosovës.

Pezullimi i shërbimeve për apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve vlen deri në marrjen e një vendimi tjetër, prandaj luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim, derisa të ndryshojnë masat për mbrojtje nga virusi Corona.

Foto Galeria