3833 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë e Ministrit Glauk Konjufca rreth lajmit për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Prishtinë, 21 shkurt 2020 - Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

------------------------------------------------------------------------------

 

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. GluakKonjufca, shpreh mirënjohje më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur - njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të dy vendeve tona.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka deklaruar ministri Konjufca.

 

Xhamajka është shtet ishullor në detin e Karaibeve, ishulli i tretë më i madh i Antileve të Mëdha. Sipërfaqja e këtij shteti është 10.990 kilometra katrorë, ka 2.680.029 banorë, ndërsa kryeqytet është Kingston me rreth 650.000 banorë, i cili është edhe porti më i madh detar.

Foto Galeria