3775 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Emra i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit të Norvegjisë

 

Ambasadori Emra i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit të Norvegjisë


Oslo, 12 dhjetor 2019 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Oslo, z.Uliks Emra, ka dorëzuar të enjten letrat kredenciale te Mbreti i Norvegjisë, Shkelqësia e Tij, Herald i V.


Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë është një moment i veçantë.


Ambasadori Emra shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Norvegjisë, duke shtuar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të thellohet gjithnjë e më shumë dhe në interes të popujve të të dyja vendeve.


Mbretëria e Norvegjisë është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, e ka përhkrahur atë në vazhdimësi dhe përkrahë rrugën euroatlantike të saj.


Ambasadori Emra është diplomat i karrierës. Ka mbajtur funskione të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe hierarkinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria