3774 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli dorëzoi 10 mijë faqe material me prova për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë


Prishtinë, 10 dhjetor 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka njoftuar përmes një konference për media se pasi ka marrë kontakt me organet e Prokurorisë, ka vendosur të depozitoj 10 mijë faqe material me prova për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.


Këto fakte dhe prova të cilat do të dorëzohen prokurorisë janë prova të reja, konkrete dhe që asnjëherë nuk i ka poseduar shteti i Kosovës deri tani dhe se as nuk ka pasur mundësi t’i trajtojë.

Ministri Pacolli potencoi se mbledhja e këtij materiali u bë një qëllim i tij gjatë punës dhe mandatit si ministër i Punëve të Jashtme. “Angazhova shumë personalitete që kishin qasje në mijëra dokumente dhe dëshmon se prokurorët tanë nuk kishin qasje”, tha ministri.

“Po ju njoftoj se mijëra dokumente që duhet të përpunohen nga prokurorët dhe të gjejnë individë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë”, tha ministri Pacolli gjatë konferencës për media, duke shtuar se kriminelët e luftës duhet të paditen.

“Ne duhet t'i përfshijmë ata në listën e Interpolit. Ne duhet ta kushtëzojmë Bashkimin Evropian që ta bëjë atë një qëllim politik të kërkojmë nga Serbia që t'i dorëzojë kriminelët e luftës në Kosovë”, shtoi ministri Pacolli.

Ai tha se prokurorët, policia, gazetarët dhe studiuesit e të drejtave të njeriut kanë hetuar, dokumentuar dhe raportuar përgjegjësinë individuale të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë luftës.

Foto Galeria