3747 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli po merr pjesë në Konferencën e 38-të të Frankofonisë

Monako, 30 tetor 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në ndërkohë, ne margjinat e kësaj konference janë paraparë të zhvillohen edhe shumë takime bilaterale mes ministrave të jashtëm të hapësirës frankofone.

Kosova u anëtarësua për herë të pare në Frankofoni si anëtare vëzhguese në vitin 2014, ndërsa në tetor te vitit të kaluar iu ngrit statusi në anëtar të asociuar.

Që nga anëtarësimi i Kosovës si anëtar vëzhgues në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar, Kosova ka bërë përpjekje të shumta për promovimin e gjuhës frënge dhe Frankofonisë.

Bashkëpunime të reja dhe të rëndësishme janë krijuar në nivel universitar, sidomos pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare Frankofone.

Më tej, Kuvendi i Republikës së Kosovës i është bashkuar vitin e kaluar Asamblesë Parlamentare Frankofone, gjë që do kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve kosovarë dhe deputetëve të vendeve tjera frankofone në çështje të interesit të përbashkët për rajonin tonë, siç janë zhvillimi dhe promovimi i vlerave të demokracisë, paqes dhe diversitetit kulturor e linguistik.

Foto Galeria