3745 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

WBF bën Thirrjen e Tretë për Projekt Propozimet Rajonale

Bashkëpunimi rajonal mbetet një nga sfidat kryesore për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke marrë parasysh aftësinë për të ndikuar pozitivisht në stabilitetin rajonal dhe për të sjellë përfitime të ndryshme praktike për qytetarët dhe shoqëritë e këtij rajoni.


Për këtë qëllim, forcimi i bashkëpunimit rajonal paraqet një kërkesë thelbësore për palët kontraktuese të Ballkanit Perëndimor, përfshirë aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i Thirrjes së Tretë për Propozime të bërë nga Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe forcimin e kohezionit rajonal në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ftohen aplikantët të paraqesin aplikacionin e plotë, në gjuhën angleze, duke përdorur paketën e aplikimit të bashkangjitur në këto UDHËZIME (Shtojca A, B dhe C).

Aplikimi i plotë përfshinë dokumentet e mëposhtme:

Shtojca A. Formulari i aplikimit
Shtojca B. Buxheti
Shtojca C. Deklarata nga kërkuesi kryesor

Ju uroj fat të mbarë!

Foto Galeria