3719 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 03 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli, falënderues për mbështetjen e gjithanshme që Sllovenia i jep Kosovës

Bled, 3 shtator 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të martën, në marrgjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bled-it, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Miro Cerar.

 

Kryediplomati kosovar tha se takimi me homologun e tij slloven ishte jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm ashtu sikurse janë edhe marrëdhëniet e mira e tradicionale të Kosovës dhe Slovenisë.

“Kishim një takim të shkëlqyeshëm dhe konfirmuam edhe njëherë raportet e mira tradicionale të Kosovës dhe Sllovenisë, marrëdhënieve e forta ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona”, tha shefi i diplomacisë kosovare.

Ministri Pacolli i shprehu mirënjohje ministrit Cerar për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe kudo që shteti slloven është i pranishme në organizatat ndërkombëtare.  

Në margiinat e Forumit Strategjik të Bled-it, që është një prej konferencave më të njohura ndërkombëtare të rajonit dhe synon të shtyjë përpara zbatimin e strategjive të dizajnuara për të përballur çështje të ngutshme të kontinentit evropian dhe më gjerë, Ministri Pacolli është takuar edhe me homologë të tjerë rajonalë, si dhe me të Dërguarin e Posaçëm të shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Matthew Palmer.

 

Foto Galeria