3713 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Ureya dorëzoi kredencialet te presidenti i Bangladeshit

Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Bangladesh, z.Güner Ureya ka dorëzuar Letrat Kredenciale të tij tek Presidenti i Republikës Popullore të Bangladeshit, z.Abdul Hamid Khan.

 

Ceremonia e pritjes me roje nderi të Gardës Presidenciale u mbajt në Bangabhaban, rezidenca zyrtare e presidentit të Bangladeshit në Dhaka.


Pas dhënies së kredencialeve, ambasadorit Ureya pati takim të frytshëm me presidentin Khan.

 

“Është nderë, kënaqësi dhe privilegj i madh që unë të shërbej si ambasador i parë i vendit tim në Republikën Popullore të Bangladeshit”, tha z.Ureya.

 

Ambasadori kosovar u zotua që së bashku me safin e tij do të bëjë çmos për të forcuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Popullore të Bangladeshit”.

 

“Unë kam besim të fortë se marrëdhëniet Kosovë-Bangladesh do të evoluojnë në një partneritet bashkëpunues dhe dinamik, që përfshin sferat politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe miqësia midis dy vendeve dhe kombeve tona do të zgjasë përgjithmonë”, tha ambasadori.

Foto Galeria