3711 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Belgjika do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet bilaterale

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, së bashku me Roland Van Remoortele, Inspektor i Posteve Diplomatike.

 

Ministri Pacolli falënderoi të pranishmit për përkrahjen që shteti i Belgjikës i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Pacolli theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon, të cilin, siç tha ai, “e kemi dëshmuar edhe në dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë, që është në dobi të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin, dhe në dobi të afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike”.

 

Nga ana e tij, z.Servais theksoi se Belgjika mbështetë fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

 

“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme, si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e saj konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”.

Foto Galeria