Prishtinë, 26 dhjetor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme ka nderin të njoftojë se Marrëveshja për “Bashkëpunim Zhvillimor” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, e nënshkruar më 13.07.2018, është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi nga data 11 dhjetor 2018, pas shkëmbimit të notifikimeve nga të dyja palët, respektivisht palës kosovare dhe asaj zvicerane.