Prishtinë, 26 dhjetor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme ka nderin të njoftojë se Marrëveshja për “Bashkëpunim Zhvillimor” në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë e nënshkruar më 12.09.2018, është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi nga data 21 dhjetor 2018, pas shkëmbimit të notifikimeve nga të dyja palët, pala kosovare dhe gjermane.